Rreth nesh


Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar shikimin e klientëve tanë.

Misioni ynë është të kujdesemi për shëndetin e syve tuaj me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm.

Ekipi i klinikës "ART" përbëhet nga mjekë të specializuar në fushën e oftalmologjisë, të drejtuar nga Asc. Prof. Arjeta Grezda, një mjeke e njohur dhe me përvojë në trajtimin e çështjeve të ndryshme të syrit. Ne jemi të përkushtuar për t'u ofruar pacientëve tanë shërbimin më të mirë dhe më të sigurt të mundshëm.

Ndër përparësitë tona, ne përqendrohemi te:

1. Ngrohtësia dhe Empatia: Ne e kuptojmë se çdo pacient është unik dhe ka nevoja të ndryshme. Ekipi ynë është i trajnuar për të trajtuar secilin pacient me ngrohtësi, empati dhe kujdes, duke u siguruar që ju të ndiheni të rehatshëm dhe të kuptuar gjatë vizitave tuaja në klinikën tonë.

2. Kujdesi dhe Vigjilenca: Ne kemi përcaktuar standarte të larta të kujdesit për pacientët tanë dhe jemi të përkushtuar për të siguruar që secili pacient të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm. Ekipi ynë është i trajnuar për t'u qëndruar të vigjilentë ndaj çdo ndryshimi të mundshëm në shëndetin e syve tuaj, duke u mundësuar kështu trajtimin më të përshtatshëm dhe të menjëhershëm.

3. Ekspertiza dhe Përvoja: Ne jemi krenarë për ekipin tonë të mjekëve të specializuar dhe për përvojën e tyre në fushën e oftalmologjisë. Asc. Prof. Arjeta Grezda, mjekja jonë primare, është një autoritet në fushën e saj dhe një profesionist i njohur për aftësitë e saj të jashtëzakonshme në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të syrit. Ekipi ynë i mjekëve ndjek zhvillimet më të fundit në fushën e oftalmologjisë për të ofruar trajtimin më të përshtatshëm dhe të përparuar për pacientët tanë.

4. Teknologjia e Përparuar: Klinika e Syrit "ART" përdor teknologjinë më të fundit dhe pajisjet më të përparuara për të ofruar diagnostikim dhe trajtim të saktë për pacientët tanë. Ne jemi të përkushtuar për të investuar në teknologjitë më të reja dhe për të siguruar që ekipi ynë të jetë i trajnuar dhe i përditësuar në metodat dhe teknikat më të fundit.


  Vajza jonë ishte e vogël, vetëm 6 muaj pas ardhjes në jetë, pas disa shqetësimeve për syrin që më pas u bënë të dukshme, vendosëm ta vizitonim. Doktoresha e kuptoi menjëherë problemin dhe pasi na shpjegoi, na konfirmoi ndërhyrjen që duhet të bënim patjetër dhe në mënyrë urgjente. Për një moment, u çorodita. Doktoresha më dukej shumë e re për të bërë ndërhyrje të tilla kaq të rrezikshme për dritën e syrit. Më kanë thënë fjalët më të mira që mund të kisha dëgjuar për një mjek. Pas operacionit, çdo gjë shkoi shumë mirë dhe pas vizitave të rregullta. Isha shumë e lumtur. Nuk gjej dot fjalët e duhura për ta falënderuar doktoreshën sa duhet për punën e saj, për Artin e saj.

- D. Putro (Google Review)

Na telefononi ose dërgoni një email për çdo pyetje, takim, ose koment.

Na kontaktoni
Share by: