Your vision, our ART...
Asc. Prof. Arjeta Grezda
List of Services
-
Drejtuese e Kabinetit të GlaukomësList Item 1
Glaukoma është një sëmundje e syrit (neuropati optike), në të cilën nervi optik pëson një dëmtim të pakthyeshëm. Trajtimi përfshin mjekim medikamentoz, ndërhyrje me laser (llojet e ndërhyrjeve me laser janë të ndryshme, në përputhje me llojin e glaukomës, trajtim kirurgjikal (kanaloplastika, sklerektomia e thellë, trabekulektomia etj).
-
Specializuar në Kirurgjinë e KataraktësList Item 2
Katarakta apo perdja e syrit, është një mjegullim në rritje i thjerrëzës së syrit që çon në uljen e tejdukshmërisë së saj, duke e pakësuar kështu në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të parit.Teknologjia e avancuar me ultratinguj dhe ndërhyrja me anestezi lokale bën që operacioni të zgjasë rreth 20-30 minuta.
-
25 vite Eksperiencë dhe +30.000 Operacione të kryera me Sukses
I gjithë ky rrugëtim përveç përmbushjes shpirtërore e profesionale, përkthehet në mënyrë të drejtpërdrejtë me përgjegjësi, sepse sa më i madh besimi, aq më shumë rriten edhe pritshmëritë e pacientëve drejt teje si edhe ritshmëritë e tua ndaj vetes dhe në detyrim që kjo eksperiencë e grumbulluar i duhet ofruar edhe brezit të ri të specializantëve.
Kontrolle periodike të syrit
Kontrolle rutinë për të ndjekur shëndetin e syve tuaj me teknologjinë më të fundit.
Egzaminimet
Egzaminime për semundje të ndryshme duke përfshirë glaukomën, kataraktin dhe problemet e retinës.
Shërbime të specializuara
Përmes ekipeve tona të përkushtuara të kirurgëve dhe mjekëve oftalmolog.